Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dy të miturat që u therrën në Ferizaj janë motra, Bulliqi thotë se do t’iu ndihmojë financiarisht familjarëve

Gazeta10
13 November 2024 - 10:14

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka vizituar sot në QKUK dy të miturat që u therrën nga një burrë të hënën në Ferizaj. Ai ka bërë me dije se ato janë motra dhe se janë nga Podujeva.

Bulliqi ka thënë se gjendja e 10-vjeçares e cila ndodhet në intenzivë, ka filluar të stabilizohet.

Tutje, ka thënë se do të nxjerr vendim për të ofruar ndihmë financiare për mbulimin e shpenzimeve për familjen.

“Për këtë rast sot do të nxjerr një vendim për të ofruar ndihmë financiare për mbulimin e shpenzimeve për familjen. Iu dëshiroj shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve në këtë rast të rëndë! Uroj që rastet e tilla të mos përsëriten kurrë!”, ka shkruar ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.