
Antari i KQZ-së, nga Partia Demokratike e Kosovës, Arianit Elshani, pas mbledhjes së KQZ-së ka treguar për qëndrimin e tij për mbajtjen e mbledhjeve në veri, raporton Gazeta10.
Sipas tij KQZ-ja ka mandat kushtetues përgatitjen dhe administrimin e procesit zgjedhor dhe nuk mundë të rekomandoj shtyrjen e zgjedhjeve.
“Inkurajojmë institucionet tona që mos të dorëzohen para bandave kriminale në veri, ashtu që zgjedhjet të mbahen më 18 dhe 25 Dhjetor, siç është vendosur”, shtoi ai./Gazeta10