
Gazetari Fidan Rama përmes një lidhje direkte nga Haga në ADRESA të Kanal 10 ka njoftuar për pritjet dhe vëmendjen e madhe që do ta këtë verdikti final për ish-krerët e UÇK-së në Hagë i cili do të shpallet me 16 shtator.
Ai ka deklaruar se vendimi do të transmetohet me 10 minuta vonesë që do të transmetohet për publikun, duke shtuar se vendimi normalisht që do të merr kohë rreth 2 orë për faktin se fillimisht do të lexohet arsyetimi nga trupi gjykues që do të merret edhe pastaj do shqyrtohet pjesa e vendimit final, pra gjithçka kjo është procedurë.
“Ajo çka dua të them është se të mërkurën pritet të këtë një prezencë të madhe, ku në galeri do të jenë të rezervuara 82 vende ku do të përdoren kryesisht për familjarët, derisa janë diku 40 vende që do të përdoren për gazetarë”, tha gazetari Rama.
Derisa sa i përket prezencës dhe interesimit nga mediat që do ta përcjellin ngjarjen, Rama theksoi se padyshim se prezenca dhe interesimi do të jetë i madh kur dihet edhe rëndësia e madhe që ka pasur proces që nga fillimi e deri tash në verdiktin final.
Për më shumë shikone videon e plotë. /GAZETA10