Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shala u zgjedh nënkryetar i Kuvendit, por thotë se Qeveria është jokushtetuese

Gazeta10
13 September 2026 - 20:25

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Kujtim Shala ka thënë se Qeveria Kurti 4 që u votua sot në Kuvendin e Kosovës është jokushtetuese.

Sipas tij, ekzekutivi në krye me liderin e VV’së është zgjedhur nga një Kuvend i pakonstituuar.

“Qeverinë e zgjodhi një Kuvend i pakonstituuar, prandaj ajo nuk është një qeveri kushtetuese” ka thënë Shala

“Sipas Kushtetutës së Kosovës, Kuvendi konsiderohet i konstituuar pas zgjedhjes së kryetarit dhe të gjithë nënkryetarëve”, ka shtuar ai.

Shala sot është votuar nënkryetar i Kuvendit të Kosovës me propozim të LDK’së pasi VV mbrëmë garantoi se do t’ia japë votat atij dhe Çitakut.

PDK sot njoftoi se do ta pezullojë kandidaturën e Çitakut për të pritur interpretimin e Kushtetueses.

Haxhiu ka hedhur në votim kandidaturën e Shalës pa u kryer votimi për kandidaturën e PDK’së duke konstatuar se Kuvendi konsiderohet tashmë i konstituuar.

Në një prononcim për Express Shala ka thënë se vota e VV për të tregon se subjekti i Kurtit ka ndryshuar qëndrim e jo ai.

Shala bashke me pesë deputetë tjerë të LDK ka kundërshtuar ujdinë e Kurtit dhe Abdixhikut për emrin e Bekim Sejdiut për President.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.