Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Familja e pastrehë në mbikalim, Komuna e Prishtinës u kujdes për fëmijët dhe i dorëzoi në QPS- Pejë

Gazeta10
24 May 2023 - 9:09

Drejtoresha për punë dhe mirëqenie sociale në Prishtinë, Adelinë Sahiti në emsionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” ka thënë se kanë shkuar dhe e kanë shikuar nga afër gjendjen e familjes e cila po jetonte në mbikalimin afër spitalit.

Sipas saj nga drejtoria e mirëqenies sociale kanë shkuar te mbikalimi dhe janë kujdesur për familjen që të jenë të pastër dhe se paku ta kenë një vakt ditor për të ngrënë.

“Ne e kemi marrë fëmijët i kemi pastruar, i kemi veshur me rroba të reja, jemi kujdesur që ata të kenë së paku një vaktë ditor për të ngrënë, ne kemi kontaktuar edhe me Drejtorinë e Mirëqenies Sociale në Pejë dhe familja është dërguar atje dhe po besojë që deri më tani është gjetur zgjidhje për vendstrehim”, shtoi Sahiti.

Më poshtë mund të ndiqni emisionin:

https://www.youtube.com/watch?v=dMdjQO6Gdzs

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.