
Gazetari Lorik Gashi në një lidhje të drejtpërdrejt nga Bratislava ka dhënë detaje sa i përket lojës së nesërme në mes të Kosovës dhe Sllovakisë.
Ai ka thënë se në stadiumin ku do të mbahet ndeshja e futbollit nuk lejohen simbolet e Kosovës dhe ato kombëtare, raporton Gazeta10.
“Një lajm shumë i rëndësishëm për tifozët të cilët kanë blerë bileta me pasaportat e Republikës së Kosovës, menaxheri i kombëtares Bajram Shala tha se të gjithë do të kenë të drejtën për të qenë present në stadium, por që nuk do të lejhohen simbolet e dardanëve në stadium”, tha ai në Kanal10.
Për më shumë detaje ndiqni videon më poshtë./Gazeta10