Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Zyrtare: Amir Rrahmani pensionohet nga kombëtarja e Kosovës

Gazeta10
11 September 2026 - 21:01

Amir Rrahmani ka njoftuar se nuk do të jetë më pjesë e përfaqësueses së Kosovës.

Ky është njoftimi i plotë nga Amir Rrahmani:

Tifozë të vërtetë të Kosovës 💙

Pas 10 viteve në Kombëtare nga të cilat 7 vite si kapiten ju njoftoj se nuk do të jem më pjesë e Kombëtares së Kosovës përderisa FFK-në e udhëheqin personat aktual.

Për shkak të shumë faktorëve, kundërshtimeve të vazhdueshme dhe mungesës së njerëzve kompetentë për të adresuar problemet dhe ankesat tona, situata ka mbetur pa përmirësime për shumë vite.

Dhe cka morra ne kembim? Sulme të vazhdueshme dhe të koordinuara për më shumë se dy vite nga ata të cilët do të duhej të na mbronin.

Drejtësia do t’a vërtetojë një ditë.

KY VENDIM VJEN NGA NEVOJA PËR TË RUAJTUR INTEGRITETIN TIM SI KAPITEN DHE FUTBOLLIST PROFESIONIST, POR MBI TË GJITHA VLERAT E MIA SI NJERI.

I juaji, Amir Rrahmani

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.