
Skuadra e futbollit Arsenal mposhti sot Liverpoolin me rezultatin 1:0 në një ndeshje derbi, të vlefshme për xhiron e nëntë të Premier Ligës angleze.
Goli i vetëm i takimit erdhi nga sulmuesi gjerman, Kai Havertz në minutën e 16-të, raporton KosovaPress.
Me këto tri pikë të reja, Arsenali parakaloi Manchester City dhe u ngjit në krye të renditjes së tabelës me gjithsej 24 pikë.
Kjo ishte fitorja e parë e Arsenalit në Anfield në kuadër të Premier Ligës që nga viti 2012.
Ndërsa, kjo ishte humbja e dytë e “Të Kuqve” këtë sezon, duke i lënë ata në vendin e pestë në renditje me 15 pikë.