Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti iu tregon ‘dhëmbët’ ministrave: Zbatojeni programin e buxhetin pikë për pikë, do t’ju monitoroj secilin

Gazeta10
02 November 2026 - 17:14

Kryeministri Albin Kurti foli për “transformim ekonomik” të vendit, ndërsa lavdëroi buxhetin e projektuar për vitin 2027.

Kurti tha se ai “është buxhet i premtimeve të mbajtura dhe i nismave të reja”.

“Si çdoherë, në shërbim të qytetarëve për më shumë zhvillim ekonomik e për më shumë vende pune cilësore”, tha ai.

Kurti i paralajmëroi ministrat se do ta monitorojë progresin e secilit prej tyre, duke u thënë se ata e kanë “në dorë” zbatimin e programit qeverisës “pikë për pikë”.

“Të nderuar ministra të kabinetit, tani e tutje është në dorën e secilit prej jush që të siguroheni që ta zbatoni programin dhe buxhetin pikë për pikë. Ju siguroj se do ta monitoroj progresin e secilit prej jush. Ju faleminderit e punë të mbarë të gjithëve”, tha ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.