
Protesta në vend kundër dhunës dhe vrasjes së grave po vazhdon edhe një javë pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, me protestuesit që po kërkojnë drejtësi, përgjegjësi institucionale dhe shkarkimin e përgjegjësve.
Protestuesit, të cilët fillimisht u mblodhën në shesh, kanë vazhduar drejt objektit të Këshillit Prokurorial dhe zonës pranë stacionit policor.
Gjatë protestës, një aktiviste përmendi me radhë emrat e disa prej grave të vrara ndër vite në Kosovë, duke rikujtuar viktimat e dhunës ndaj grave.
Në duar mbante një trëndafil, ndërsa fjalën e saj e përmbylli me mesazhin: “Drejtësi për gratë e vrara dhe të gjalla!”
