Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Maqedonci në Berlin, pjesë e debatit të nivelit të lartë për frenimin e ndërhyrjes ruse

Gazeta10
03 November 2026 - 17:52

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Berlin (Berlin Security Conference), ku po diskutohen sfidat aktuale të sigurisë dhe mbrojtjes në Evropë.

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se Maqedonci është ftuar si panelist në një debat të nivelit të lartë, me temën “Parandalimi përmes vigjilencës: Si të frenohet ndërhyrja ruse?”.

Në këtë panel, ministri kosovar ka diskutuar së bashku me përfaqësues të lartë të NATO-s dhe Gjermanisë për kërcënimet që vijnë nga ndërhyrjet dhe ndikimi rus, si dhe për sfidat me të cilat përballet aktualisht siguria evropiane

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, gjatë diskutimit është theksuar edhe rëndësia e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet aleatëve dhe partnerëve për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.

“Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për të forcuar kapacitetet e saj mbrojtëse dhe për të kontribuuar vazhdimisht në sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare, duke bashkëpunuar me partnerët strategjikë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Konferenca e Sigurisë në Berlin mbledh përfaqësues të lartë politikë, diplomatikë dhe ushtarakë për të diskutuar çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes në Evropë

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.