Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haxhiu: Pushteti politik buron nga vota e qytetarëve, asnjë forcë nuk mund ta zëvendësojë vullnetin e tyre

Gazeta10
15 July 2026 - 12:57

Ushtruesja e detyrës së presidentës së vendit, Albulena Haxhiu ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të Ditës së Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar të Republikës së Turqisë, ku u nderuan viktimat e 15 korrikut.

Këta të fundit dolën në mbrojtje të rendit kushtetues dhe të institucioneve të zgjedhura.

Haxhiu, përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, ka shkruar se pushteti politik buron nga vota e qytetarëve dhe se asnjë forcë nuk mund ta zëvendësojë vullnetin e tyre.

Postimi i saj i plotë:

Sot mora pjesë në ceremoninë përkujtimore të Ditës së Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar të Republikës së Turqisë, ku u nderuan viktimat e 15 korrikut dhe qytetarët që dolën në mbrojtje të rendit kushtetues dhe të institucioneve të zgjedhura.

Në fjalën time theksova se pushteti politik buron nga vota e qytetarëve dhe se asnjë forcë nuk mund ta zëvendësojë vullnetin e tyre. Përplasjet politike zhvillohen në parlament dhe në debatin publik, por asesi me armë.

Po ashtu, rikujtova lidhjet e afërta ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, të ndërtuara ndër vite përmes mbështetjes politike, bashkëpunimit institucional dhe lidhjeve të shumta ndërmjet qytetarëve tanë. Në këtë ditë përkujtimore, nderojmë kujtimin e atyre që humbën jetën duke mbrojtur rendin kushtetues të Republikës së Turqisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.