
Antari i Demokracisë konservatore, Abdulla Klinaku i ftuar në emisionin e mëngjesit “Dita e re” ka qenë i prerë sa i përket ndërrimit të gjinisë.
Ai ka folur edhe për projektligjin i cili pas 10 vitesh ta lejon ndërrimin e gjinisë, duke e quajtuar të papranueshëm.
Klinaku tha se këto doracakë thjeshtë dëshirojnë të bëjnë një ‘qoroditje’ në aspektin e familjes, raporton Gazeta10.
“Tek ne është propozuar një projektligj për regjistrimin e gjendjes civile që ta lejon mundësinë që me ndërru gjinin 10 vjet, deri në 10 vjet rrin mashkull të bëhet bajat kthehesh në femër mas 10 viteve i bjen pishmon e thua hajt po kthehem prap mashkull, thjesht një qoroditje që nuk din as si me e definu”, tha ai në Kanal10./Gazeta10