
Zëdhënësi i Qeverisë, Arlind Manxhuka, ka deklaruar për Kanal10 se partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, është duke bërë përpjekje maksimale për të arritur bashkëpunim dhe marrëveshje me opozitën.
Sipas tij, VV-ja është aktive dhe konstruktive në takime e bashkëbisedime, duke u treguar e hapur dhe e sinqertë për gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta.
“Ne përpiqemi maksimalisht, jemi aktiv e konstruktiv për takime dhe bashkëbisedime, të hapur e të sinqertë për marrëveshje. Shpresojmë që opozita nuk do të barrikadohet kundër dhe të na çojë në zgjedhje përsëri”, ka thënë Manxhuka.
Ai shpreson që opozita të mos pengojë proceset dhe të kontribuojë në arritjen e një marrëveshjeje, në mënyrë që të shmangen zgjedhjet e reja dhe vendi të vazhdojë përpara me stabilitet politik./Gazeta10