Lajme

Në “shenjë komunikacioni” dikush vendos fotografinë e Kurtit: KUKU, erdhën zgjedhjet s’di çka rrej tash

Gazeta10
05 Nëntor 2024 - 9:18

Ka kaluar një muaj që nga koha kur presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka caktuar datën e zgjedhjeve nacionale në Kosovë.

Osmani pas takimeve që pati me liderët e partive më të mëdha politike në vend vendosi që data e zgjedhjeve të jetë 9 shkurt 2025.

Këto zgjedhje padyshim se po priten me kërshëri nga shumë qytetarë, por edhe nga vetë politikanët.

Se sa do të sjellin risi e ndryshime në politikën udhëheqëse të vendit mbetet të shihet.

E tani kur politikanët tanë veçse kanë nisur fushatën zgjedhore (anipse) jo zyrtarisht, në disa lagje të Prishtinës po zhvillohet një aktivitet paksa i çuditshëm.

Dikush ka vendosur që në vende të shenjave të komunikacionit, të vendosë një fotografi të kryeministrit Albin Kurti.

Në një shenjë që hy në kuadër të shenjave të “urdhrit të prerë për ndalim kalimi”, u vendos fotografi e Kurtit me mbishkrim që lidhet me zgjedhjet.

“KUKU , erdhën zgjedhjet s’di çka rrej tash”, shkruhej aty, raporton lajmi.net.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.