Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Nevojiten hapa të tjerë në veri, zgjedhjet duhet të mbahen sa më shpejt” – Flet zëdhënësi i BE-së

Gazeta10
17 August 2023 - 16:40

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka kërkuar hapa tjerë nga institucionet e Kosovës për shtensionimin e situatës në veri të vendit.

Në një konferencë për medie, ai ka thënë se hapat e ndërmarr nga Qeveria e Kosovës deri me tani janë të rëndësishëm, por nevojiten edhe veprime tjera.

Ai ka bërë me dije se zgjedhjet e parakohshme për kryetarët e komunave në veri duhet të mbahen sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Këta janë hapa të rëndësishëm në drejtimin e duhur, por nevojiten hapa të tjerë. Sikurse çdo gjë në dialog, afatet kohore nuk janë në dorë tonë. Afatet kohore varen nga aftësia e palëve për të përmbushur kërkesat e nevojshme, kriteret apo zotimet. Në mënyrë që të zbutet kriza aktuale, e kemi thënë shumë shpesh, zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahen sa më shpejt që të jetë e mundur në të gjitha katër komunat. Ato duhet të organizohen në mënyrë gjithëpërfishirëse. Kjo nënkupton pjesëmarrjen e plotë dhe të pakushtëzuar të serbëve të Kosovës”, ka thënë Stano, raporton REL.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.