
Komentatori politik, Burim Korça në emisionin “Gazeta” ka thënë se zgjedhja e presidentes i ka dhënë fund krizës institucionale që zgjati për dy vjet në Kosovë.
Sipas tij, tashmë vendi i ka institucionet funksionale, të cilat mund të fokusohen në punën dhe zhvillimin e Kosovës.
“Zgjedhja e presidentes i dha fund krizës institucionale dyvjeçare, dhe tani i kemi institucionet të cilat mund të veprojnë dhe të punojnë në zhvillimin e Kosovës”, tha Korça./Gazeta10