
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, është parë sot duke hyrë në objektin e Gjykatës Kushtetuese në Prishtinë.
Sipas raportimeve, në objektin e Kushtetueses janë parë edhe ambasadorë tjerë të akredituar në Prishtinë, por as Gjykata as nga ambasadat nuk ka ende njoftim rret këtyre vizitave.
Gjykata Kushtetuese muajve të fundit ka qenë e zënë me shumë lëndë që janë dërguar aty për shkak të mosmarrëveshjeve mes partive politike të cilat kanë pasur interpretime të ndryshme reth dispozitave kushtetuese dhe aktgjykimeve të vetë Gjykatës.