Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

E FUNDIT: Raportohet për një grua të vrarë dhe një person të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Gjilan

Gazeta10
09 October 2026 - 15:44

Një grua dyshohet se është vrarë dhe një person tjetër ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Livoç të Ulët, në komunën e Gjilanit.

Sipas informacioneve fillestare të siguruara nga terreni nga Radio Star, gruaja dyshohet se është qëlluar me armë zjarri derisa ndodhej në një veturë, ndërsa një person tjetër ka mbetur i plagosur në këtë ngjarje.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e emergjencës dhe Policia e Kosovës.

Deri më tani, rrethanat e plota të ngjarjes, identiteti i viktimës dhe i personit të plagosur, si dhe motivi i dyshuar, nuk janë bërë të ditura zyrtarisht./RS

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.