Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dilema e Arben Gashit: A po fillon një cikël i ri politik në Kosovë?

Gazeta10
09 October 2026 - 15:51

A është ky fundi i tranzicionit dhe fillimi i një cikli të ri politik në Kosovë?Unë besoj se po. Muajt në vijim do ta dëshmojnë.

Kështu është shprehur deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi përmes një statusi në rrjetin social në Facebook.

Ai është shprehur se pas bashkëpunimit të fundit formal mes LVV-së dhe PDK-së, ka ardhur koha që bashkëpunimi politik të mos jetë më arsye për demonizimin e kundërshtarëve. Sipas Gashit rëndësi ka për çfarë bashkëpunojmë dhe çfarë sjellim për vendin.

Më tutje Gashi thotë se tash është koha që qeverisja të matet me rezultate, e jo me arsyetime dhe fajësime të së kaluarës.

Gashi shprehet se Qytetarët presin zhvillim, siguri dhe shpresë për të ardhmen.

Deputeti i LDK-së thotë se për LDK-në, kjo është koha për ta përcaktuar qartë rrugën e saj. Ai thotë se të kaluarën nuk e harrojmë, por të ardhmen nuk duhet ta mbajmë peng të saj.

Këtu fillon rilindja jonë: me më shumë besim, bashkim dhe një politikë moderne, që i përfaqëson qytetarët dhe u jep shpresë për të ardhmen,Koha është tash. Koha është për LDK-në, shprehet Gashi në fund.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.