Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Osmani: Trimëria e ushtarëve tanë për të shpëtuar jetë ngjallë shpresë në këtë tragjedi

Gazeta10
14 February 2023 - 13:16

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se trimëria dhe vendosmëria e ushtarëve të Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, për të shpëtuar jetë nga rrënojat në Turqi, ngjallë shpresë në këtë tragjedi që ka shkaktuar trishtim në çdo cep të botës.

Osmani, potencoi se heroizmi i treguar nga Forca jonë e Sigurisë na kujton dhembshurinë dhe solidaritetin e popullit tonë për të qëndruar krah për krah me miqtë tanë në kohë sfiduese, raporton Gazeta10.

“Trimëria dhe vendosmëria e palëkundur e ushtarëve tanë për të shpëtuar jetë nga rrënojat e tërmeteve shkatërruese në Turqi ngjallë shpresë në këtë tragjedi që ka shkaktuar trishtim në çdo cep të botës”, ka thënë Osmani.

“Heroizmi i treguar nga Forca jonë e Sigurisë na kujton dhembshurinë dhe solidaritetin e popullit tonë për të qëndruar krah për krah me miqtë tanë në kohë sfiduese”.

“Faleminderit FSK që në tërë këtë dhimbje e trishtim, na jepni shkëndija shprese. Jemi krenar me ju!”./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.