Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Prekëse mesazhi i Thaçit për truprojen e tij: Nuk më prite edhe pak Raketë siç më prisje gjithmonë (VIDEO)

Gazeta10
19 March 2024 - 18:33

Sot ka ndërruar jetë Xhavit Ferizi, truproja shumëvjeçar i Hashim Thaçit.

Lajmin e ka konfirmuar miku i tij Milaim Cakiqi. Sipas tij, Ferizi nuk ka arritur t’i mbijetojë sëmundjes së kancerit, raporton Gazeta10.

Në pamundësi për të marrë pjesë në vorrimin e tij, ish presidenti Hashim Thaçi e ka dërguar një mesazh prekës në vorrimin e tij.

“Nuk më prite edhe pak Raketë ashtu siç më prisje gjithmonë”, ishin fjalët e shkruara mbi buqeten me lule të vendosura në varrin e tij.

Në vorrimin e truprojes shumëvjecar të Thacit kanë marrë pjesë shumë miq e familjarë ndër ta edhe djali i Thaçit, Endriti.

Më poshtë gjeni pamje nga vorrimi i tij./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.