Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Qeveria ndan mbi 7 milionë euro që “bizneset të kenë qasje më të lehtë në financa”

Gazeta10
13 November 2024 - 11:04

Mbi 7 milionë euro ka ndarë sot Qeveria e Kosovës, për përkrahjen e Fondit për Garanci Kreditore. Kjo, në kuadër të masës 2.2 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Ministri Murati tha se kjo po bëhet në kuadër të mbështetjes së vazhdueshme të bizneseve për qasje më të lehtë në financa.

Paraprakisht, kryeministri Albin Kurti tha se Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve e ka sjellë propozim-vendimin për ndarjen e këtyre mjeteve.

“Në kuadër të mbështetjes së vazhdueshme që kemi për sektorin privat për zhvillimin e ekonomisë në vlerë të qëndrueshme, ne si qeveri kemi mbështetur Fondin për Garanci Kreditore për të shtuar kapitalin në vazhdimësi, pra për të mbuluar apo për të financuar tregtarët e ndryshëm që janë pjesë e këtij Fondi, në mënyrë që të vazhdojë rritja e garantimit të kredive që bizneset dhe ekonomia vendëse ta ketë më të lehtë në financa, pa pasur nevojë që të ofrojmë hipotekë apo pengje tjera, ne do të vazhdojmë me transfertën e radhës që është në vlerë prej 7 milionë euro, në kuadër të Masës 2.2”, tha Murati./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.