
Kryeministri Albin Kurti sërish theksoi se Banka Qendrore e Kosovës është institucion i pavarur, kurse qeveria do ta intensifikojë fushatën informuese për çështjen e dinarit.
“Banka Qendrore është institucion i pavarur i Republikës së Kosovës, e ka marr vendim dhe ka rregullore të re që është në fuqi nga 1 shkurti. Ne do ta intensifikojmë fushatën tonë informuese e komunikuese me gjithë ata të cilët e kanë kuptuar ose kanë nevojite ri-dëgjon, që dinari në Kosovë nuk po ndalohet mirëpo nuk lejohet si mjet pagese”, tha Kurti, shkruan RTK.
Për dinarin dhe marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe shteteve mike pas vendimit të BQK-së, ka folur edhe kryekuvendari, Glauk Konjufca.
“Mendoj që nuk do të duhej të ishte problem për bashkësinë ndërkombëtare. Unë këtë e konsideroj rritje të zbatimit të ligjit. Edhe një hap që po behet ne Kosove ne drejtim te ligjshmërisë”, tha ai
Kreu i Kuvendit shtoi se pas vendimit të fundit të BQK-së nuk beson që do të ketë masa të reja ndaj Kosovës.