
Ish-deputeti dhe veterani i UÇK-së ka rrëfyer gjerë e gjatë për shumë tema sonte në Kanal 10, në emisionin ADRESA me Arben Ahmetin.
Ai përveç tjerave ka folur edhe për njohjen që ka pasur me komandant Drinin – Ekrem Rexhen i cili është vra pas lufte në Prizren.
‘Zafa’ ka deklaruar se njohjen me të e ka pasur në zyrën e komandantit, Remzi Ademi duke e vlerësuar si një oficer dhe ushtarak mjaft të përgatitur, i cili e kishte marrë në përgjegjësi Operativën e Shtabit Lokal.
Ai ka treguar se mandej ai ka kaluar në Pashtrik, derisa ai vetë ka kaluar në organizimin e njesiteve brenda në Shqipëri.
I pyetur nga Ahmeti se kujt ia ka zanë rrugën komandant Drini? Berisha ka qenë i prerë duke deklaruar: Askujt përveç Serbisë.
Për më shumë shikone videon e plotë. /GAZETA10