Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rrokulliset vetura me pesë persona brenda afër Sllatinës, raportohet për vdekje

Gazeta10
29 August 2024 - 22:14

Sot reth orës 18:56 në afërsi të Sllatinës në drejtimin Prishtinë-Pejë është rrokullisur një veturë në të cilën ndodheshin pesë persona brenda. Zëdhënësi i Policisë së Kosovo, Daut Hoxha, tha për Gazeta10 se përveç dëmeve të rënda trupore, raportohet edhe përja paso fatale nga ky aksident.

Sipas informatave të para, personi që po voziste veturën kishte humbur kontrollin mbi të.

Zëdhënësi Hoxha tha se në vendin e ngjarjes ka dalë policia, ekipi emerjent dhe zjarrfikësit.

“Autoritetet ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë hetime, përderisa për detaje do të njoftoheni pas raportimeve shtesë nga zyrtarët nga vendi i ngjarjes”, tha Hoxha.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.