
Ditëve të fundit në Kosovë ka mbizotëruar mot i ligë e me reshje shiu. Në disa vende kanë nisur edhe vërshimet, raporton Gazeta10.
Mediat kanë siguruar pamje nga Peja, ku shihet se qyteti tashmë ka nisur të vërshohet.
Për vërshime pati paralajmëruar edhe Agjencia e Menaxhimit Emergjent e cila bërë thirrje për gatishmëri të institucioneve dhe Strukturave për Mbrojtje Shpëtim dhe Ndihme për rrezikun nga vërshimet në ditët në vijim.
Siç është njoftuar, zona e Dukagjinit rrezikohet më shumë nga vërshimet./Gazeta10

