Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bie fasada e ndërtesës në Fushë Kosovë, lëndohet një person

Gazeta10
25 January 2026 - 22:58

Një person ka pësuar lëndime si pasojë e rënies së fasadës së një objekti në afërsi të shkollës “Mihal Grameno”.

Izja Mjeku, drejtor i Shërbimeve Publike në këtë komunë ka apeluar për kujdes.

“Sipas informacioneve që i kam marrë nga policia, një person është lënduar por jo shumë. E kanë dërguar në QKMF”, tha ai. në Facebook ka njoftuar se po ashtu edhe një veturë është dëmtuar.

“Ekipet e Policisë, në bashkëpunim me Drejtorinë tonë, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe, së bashku me qytetarët, kanë pastruar zonën. Drejtoria e Shërbimeve Publike apelon tek qytetarët që të jenë të kujdesshëm gjatë qarkullimit për shkak të erërave të forta”, ka shkruar ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.