
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka bërë të ditur se ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe zyrtarëve të tjerë.
Abazi ka deklaruar se kallëzimi penal ka të bëjë me tri vepra penale, për të cilat ai pretendon se janë konsumuar.
“Sapo dorëzova kallëzim penal pranë Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës kundër Albin Kurtit dhe zyrtarëve të tjerë për tre vepra penale të konsumuara!”, ka shkruar Abazi.