Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti në festivalin “PriFest”: Prishtina një prej pikave të rëndësishme të kinemasë rajonale

Gazeta10
09 September 2026 - 20:18

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë mori pjesë në hapjen e edicionin e 18-të të festivalit ndërkombëtar të filmit “PriFest”.

Kurti tha se për gjashtë ditë me radhë, nga 8 deri më 13 shtator, Prishtina do të jetë një prej pikave të rëndësishme të kinemasë rajonale.

“Pas premierës botërore në “Semaine de la Critique” në Festivalin e Kanës ku u nderua me Çmimin SACD, filmi “Dua” i Blerta Bashollit, hapi mbrëmë edicionin e 18-të të festivalit ndërkombëtar të filmit “PriFest” në Prishtinë”, citohet Kurti në komunikatë.
Ky film bashkë me atë të Visar Morinës “Shame and Money”, që po ashtu do të shfaqet në “PriFest”, e që janë subvencionuar nga QKK, janë kandidatë për çmimin “Oscar”, duke dëshmuar që kinematografia vendore tashmë po udhëton me sukses në skenat ndërkombëtare.

Pos filmave vendorë, edicioni i 18-të që edhe sivjet mbahet nën motot “For Her” dhe “Forever. Vjosa” dedikuar producentes së ndjerë, Vjosa Berisha, sjell programin e ndërtuar mbi garat filmike dhe shkëmbimin ndërkombëtar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.