Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Treni godet një këmbësore në Prishtinë, policia thotë se gjendja e saj është e rëndë

Gazeta10
26 March 2024 - 17:34

Treni ka goditur sot një këmbësore në Prishtinë.

Lajmin për Gazeta10 ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se këmbësorja ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 16:30 kemi pranuar informatën për një aksident në lagjen Lakrishtë. Aksidenti ka ndodhë në hekurudhë ku kanë qenë të përfshirë një tren dhe një këmbësore. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut”, ka thënë Ahmeti. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.