Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Turistja norvegjeze humb jetën në Durrës

Gazeta10
12 May 2024 - 23:01

Një turiste norvegjeze ka humbur jetën ditën e sotme në Durrës.

Policia njofton se 83-vjeçarja me iniciale E.T ka shkuar rreth orës 20:00 për ndihmë mjekësore në spital.

Pavarësisht ndihmës së parë të dhënë nga personeli mjekësor,  83-vjeçarja ka humbur jetën, dyshohet për shkaqe natyrale.

“Rreth orës 20:00, është dërguar për ndihmë mjekësore në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës, shtetasja norvegjeze E. T., 83 vjeçe, banuese në Norvegji.

Pavarësisht ndihmës së parë të dhënë nga personeli mjekësor,  83-vjeçarja ka humbur jetën, dyshohet për shkaqe natyrale”, njofton policia.

Grupi hetimor, në drejtimin e prokurorit, po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së 83-vjeçares.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.