
Raporti:Arbenita Ilazi
Katër vitet e fundit shteti Turqisë, ka dyfishuar eksportin në Kosovë. Kjo erdhi si rezultat i marrëveshjes tregtare Kosovë-Turqi, pas tërheqjes së tarifës doganore të disa prodhuesve. Nga ekspertët ekonomik kjo po shihet si një pikë negative dhe jo favorizuese për prodhuesit vendor, derisa thonë se qeveria duhet të ndërroj politika për prodhuesit e vendit.
Në katër vitet e fundit Turqia, ka dyfishuar eksportin në Kosovë.
Kjo si rezultat i marrëveshjes tregtare Kosovë-Turqi, pas tërheqjes së tarifës doganore për një numër të madh produkteve.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, gjatë vitit 2022 Turqia ka qenë partneri kryesor tregtar i Kosovës ndërsa situata mbetet e njëjtë edhe në katër muajt e parë të këtij viti.
Derisa kjo rritje e importit nga prodhues të vendeve tjera, nuk favorizon produktet vendore.
Drejtoresha e Dhomës së Tregtisë, Industrisë në Kosovë, Zana Beqiri vlerëson se shteti duhet të krijojë politika më të mira për produktet vendore.
Se importi e dëmton ekonominë e Kosovës, e thotë edhe profesori në Universitetin e Prishtinës, Sejdi Rexhepi. Sipas tij, premtimet nga qeveritë e kaluara dhe kjo aktuale po mbesin vetëm në letër, dhe nuk po realizohen.
Marrëveshja tregtare Kosovë-Turqi për heqjen e tarifave doganore ishte nënshkruar në vitin 2013 nga ish-ministrja e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës, Mimoza Kusari – Lila, dhe ish-ministri turk i Ekonomisë, Zafer Gjaglajan.
Turqia kishte aprovuar marrëveshjen me Kosovën qysh në vitin 2015. Por, në Prishtinë, ajo hyri në fuqi gjashtë vjet pas nënshkrimit./Gazeta10