
Raporti: Saranda Aliu
Partia në pushtet, po krenohet për arritjen e liberalizimit të vizave për Kosovën. Kjo thonë se erdhi si rezultat i luftës kundër korrupsionit dhe sundimit të ligjit. Por nga opozita thonë se kjo nuk është meritë e kësaj qeverie. Përkundrazi, sipas tyre duke e kundërshtuar demarkacionin sa ishte në opozitë, ajo e ka zvarritur me vite këtë proces.
Heqjen e regjimit të vizave, partia në pushtet po e konsideron meritë të vetën.
Ky rezultat, sipas deputetes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes Jeta Statovci, ka ardhur nga përmirësimi i sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit.
Madje ajo konsideron se Kosova ka më shumë stabilitet se çdo vend tjetër i rajonit.
Por ndryshe mendojnë nga opozita.
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra, fajin për vonesë të liberalizimit të vizave për Kosovën, ia lenë qeverisë.
Edhe nga LDK-ja thonë se e njëjta sa ishte në opozitë e kundërshtonte demarkimin e kufirit me Malin e Zi, duke bërë që më së shumti të pësojnë qytetarët.
Më 14 prill, Parlamenti Evropian zyrtarisht ka nënshkruar aktin ligjor për liberalizimin e vizave për Kosovën, duke u mundësuar kështu qytetarëve që nga fillim viti i ardhshëm të lëvizin pa viza në zonën Schengen./Gazeta10