
Dy shtetas të Serbisë janë arrestuar të shtunën në pikën kufitare në Jarinjë.
Policia njofton se gjatë kontrollit u janë gjetur dhe sekuestruar 5 thika. Po ashtu, është konfiskuar një vulë serbe dhe një kartë identifikimi e një organizate.
Të dyshuarve u janë gjetur edhe 2 bluza me mbishkrime dhe një logo e flamurit serb. Policia ka sekuestruar gjithashtu 2 pajisje shumëfunksionale dhe një kamerë “GoPro”.
Rasti ka ndodhur më 19 shtator, rreth orës 09:40.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj serb, shtetas të Serbisë, pasi gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur dhe sekuestruar 5 thika, një Vulë serbe dhe një ID kartë e një organizate në të cilën ishte i anëtarësuar, dy maica me mbishkrime nacionaliste, një logo e flamurit të Serbisë, dy paisje shumë funksionale, një kamerë GO PRO”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.
Rasti është iniciuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.