
Deputeti Demokratike të Kosovës. Përparim Gruda, ka reaguar pas protestës të mbajtur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë kundër vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, të shoqëruar me një fotografi nga lartësia ku shihet sheshi qendror i mbushur plot me qytetarë, tymues dhe flamuj kuqezi, Gruda ka përcjellë mesazh mbi kërkesën e qytetarëve për drejtësi.
“Një komb që e ka paguar shtrenjtë lirinë, kërkon drejtësi,” ka shkruar shkurtimisht Gruda.