
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar pas konfirmimit me ADN të tri viktimave të “Grupit të Intelektualëve”, 27 vjet pas vrasjes së tyre.
Behrami ka akuzuar EULEX-in se e ka fshehur rastin dhe se ka pasur dijeni për vendndodhjen e viktimave, masakrën dhe autorët.
“EULEX-i e ka ditur vendin, e ka ditur masakrën, i ka ditur autorët!”, ka shkruar Behrami.
Ai ka kritikuar trajtimin e krimeve të kryera ndaj shqiptarëve, duke deklaruar: “Serbisë ia fshehin krimet, Kosovës ia mveshin! Ky është racizëm antishqiptar.”