
Katër persona janë përleshur ditën e sotme në Prizren, ku të dyshuarit kanë pasur armë zjarri dhe thikë.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësit të policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Ky i fundit ka bërë të ditur se gjatë rastit, një polic ka pësuar lëndime nga thika.
‘’Më datën 19.09.2026, rreth orës 12:50, në rrugën “Brigada 125” në Prizren, në afërsi të hyrjes së Autostradës “Prizren–Jug”, ka ndodhur një përleshje mes katër personave.
Në vendngjarje ka qenë edhe një zyrtar policor – hetues, i cili ka ndërhyrë menjëherë për të vënë situatën nën kontroll. Gjatë përleshjes, njëri nga të dyshuarit dyshohet se kishte në posedim një armë zjarri, ndërsa një tjetër një mjet të mprehtë (thikë).
Gjatë ndërhyrjes, zyrtari policor ka pësuar lëndime nga mjeti i mprehtë, mirëpo ka arritur ta neutralizojë situatën. Në vendngjarje janë sekuestruar arma e zjarrit dhe thika.
Me arritjen e njësive policore, katër të dyshuarit janë arrestuar.
Pas konsultimit me prokurorin e shtetit, rasti është iniciuar dhe është cilësuar si: “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”, “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe “Lëndim i lehtë trupor”, dhe mbetet nën hetime’’, ka deklaruar ai.