Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

2.11 milionë euro për Projektin e Banimit Social Adekuat në Komunën e Rahovecit

Gazeta10
26 August 2026 - 15:22

Komuna e Gjakovës ka përfituar 2.11 milionë euro nga Projekti i Banimit Social Adekuat, financuar nga Qeveria e Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Rahovecit, Smjal Latifi përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

Ai, ka shkruar se ky është një investim i rëndësishëm për familjet që kanë më së shumti nevojë për mbështetje dhe një hap konkret drejt përmirësimit të kushteve të tyre të jetesës.

Postimi i tij i plotë:

2.11 milionë euro për Projektin e Banimit Social Adekuat në Komunën e Rahovecit

Sot, me bashkëpunëtorët, prita ministren në detyrë të MMPH-së, znj. Fitore Pacolli, me të cilën nënshkruam marrëveshjen e grantit për financim të Projektit për Banimin Social Adekuat.

Komuna e Rahovecit përfiton 2.11 milionë euro, të cilat do të mundësojnë:

▪️ndërtimin e njësive të reja të banimit social, në vlerë prej 1.5 milion euro;

▪️rinovimin e shtëpive, në vlerë prej 225 mijë euro, dhe

▪️rindërtimin e shtëpive, në vlerë prej 385 mijë euro.

Ky është një investim i rëndësishëm për familjet që kanë më së shumti nevojë për mbështetje dhe një hap konkret drejt përmirësimit të kushteve të tyre të jetesës.

Falënderoj MMPH-në dhe veçanërisht grupin punues të Komunës së Rahovecit për angazhimin dhe punën e bërë për realizimin e këtij projekti!

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.