Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kanceri ndryshon perceptimin për Papën, Vatikani: Nuk është i pathyeshëm

Gazeta10
28 October 2026 - 9:09

Papa Leoni XIV, 71 vjeç, është diagnostikuar me kancer në mushkëri dhe më 13 tetor iu nënshtrua një operacioni për heqjen e pjesës së poshtme të mushkërisë së djathtë. Sipas mjekëve, tumori ishte i lokalizuar dhe nuk ishte përhapur, ndaj nuk nevojitet trajtim i mëtejshëm.

Sekretari i Vatikanit për marrëdhëniet me shtetet, kryepeshkopi Paul Gallagher, tha se sëmundja ka ndryshuar mënyrën se si katolikët e shohin Papën. Sipas tij, disa besimtarë e konsideronin Leon si një Papë të pathyeshëm, por diagnoza tregoi se ai është një njeri i vdekshëm si gjithë të tjerët, shkruan Reuters.

Pavarësisht operacionit, Papa po rikthehet gradualisht në aktivitetet e tij dhe do të zhvillojë vizitën e planifikuar në Amerikën e Jugut nga 6 deri më 17 nëntor.

Gallagher foli edhe për çështje ndërkombëtare, duke thënë se Vatikani nuk mendon se ka luajtur rol në arritjen e armëpushimit mes Rusisë dhe Ukrainës. Ai pranoi gjithashtu se marrëveshja me Kinën për emërimin e peshkopëve katolikë ka mangësi, por theksoi se dialogu do të vazhdojë.

Kryepeshkopi shtoi se Papa pritet të vizitojë Shtetet e Bashkuara në një të ardhme jo shumë të largët, megjithëse vizita mund të mos zhvillohet në vitin 2027.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.