
Përfaqësuesja e Iniciativa Kosovare për Stabilitet, Brikena Hoxha, në emisionin “Gazeta” ka theksuar nevojën për rritjen e pjesëmarrjes së grave në tregun e punës, duke e cilësuar shqetësuese shkallën e ulët të punësimit të tyre në Kosovë.
Ajo deklaroi se punësimi i grave nuk është vetëm çështje e të drejtave të barabarta, por edhe faktor i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit.
“Po kërkojmë të drejta të barabarta të punësohemi, mirëpo me punësimin e grave rritet edhe ekonomia e Kosovës. Do të thotë se 50 për qind e popullësisë është duke nejtë në shtëpi. Nëse e shohim me shkallën e arsimimit, 2 me 1 janë gratë më të shkolluara se sa burrat. Nëse flasim sa i përket punësimit, atëherë 75 për qind e grave janë jashtë tregut të punës dhe kjo është shumë shqetësuese”, tha Hoxha në një intervistë për Kanal10.
Sipas saj, përfshirja më e madhe e grave në tregun e punës do të ndikonte drejtpërdrejt në rritjen ekonomike dhe zhvillimin e përgjithshëm të Kosovës.