
Një qytetar nga Prizreni është ankuar në emisionin e mëngjesit “Adresa e Ankesave” se ka probleme me faturën e energjisë elektrike.
Ai ka thënë se ai nuk ka qëndruar në shtëpi për një vit, dhe fatura e rrymës i ka ardhur mbi 2 mijë euro, raporton Gazeta10.
“Jam një qytetar nga Prizreni, kam një problem, më ka ardhur fatura e rrymës mbi 2 mijë euro pa qendru unë në shtëpi, sa herë kam shkuar kam lënë pare në depozitë aty në KEDS në Prizren, vetëm frigoriferi ka qenë I lëshuar përndryshe asgjë tjetër nuk ka qenë në rrymë për një vit të tërë”, tha ai në Kanal10.
Për më shum detaje ndiqeni videon më poshtë./Gazeta10