Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tahiri: Kuvendi me një zë nesër duhet ta miratojë Ligjin për Specialen në të dyja leximet

Gazeta10
04 October 2026 - 17:27

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka thënë se Kuvendi i Kosovës nesër duhet ta miratojë Ligjin për Specialen në të dyja leximet, duke e konsideruar këtë vetëm fillimin e një angazhimi më të gjerë institucional.

Tahiri ka kërkuar që gjatë shqyrtimit të dytë të ligjit të verifikohet me kujdes nëse ka mbetur ndonjë çështje pa u përfshirë nga Komisioni për Legjislacion dhe, nëse është e nevojshme, të bëhen amendamentet përkatëse.

Postimi i plotë:

Nesër në Kuvendin e Kosovës do të jetë një ditë e gjatë. Aty, me një zë, Kuvendi duhet ta miratojë Ligjin për Specialen në të dyja leximet.

Por ky ligj duhet të jetë vetëm fillimi i një reagimi proaktiv të shtetit në mbrojtje të historisë dhe të vlerës më të madhe kombëtare, luftës çlirimtare.

Nesër nuk duhet të bëhet lojë me asnjërin lexim.

Në leximin e dytë duhet ta trajtojmë me shumë kujdes nëse ka mbetur diçka pa u përfshirë në Komisionin për Legjislacion, në mënyrë që të bëhet çdo amendament i nevojshëm që e përmirëson ligjin.

Kjo çështje nuk duhet të shndërrohet në fushëbetejë për interpretime politike, e as në garë se kush po paraqitet më i mirë apo më i zëshëm.

Nesër duhet të jetë një nisje e re.

Në dy vitet që vijnë, shteti i Kosovës duhet të tregojë seriozitet në raport me procesin gjyqësor në Hagë.

Kosova duhet të ketë një qasje institucionale, të qëndrueshme dhe të përgjegjshme për mbrojtjen e historisë dhe të vërtetës për luftën çlirimtare.

Nesër nuk duhet të jetë fundi i një debati, por fillimi i një pune më të madhe të shtetit për çlirimtarët.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.