
Kuvendi i Kosovës do të mblidhet të hënën në seancë të jashtëzakonshme, me fillim nga ora 09:00.
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka ftuar deputetët për këtë seancë, ku pikë e parë e rendit të ditës është shqyrtimi i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë.
Para seancës plenare, në orën 08:00 pritet të mblidhet Komisioni për Legjislacion, i cili do ta shqyrtojë të njëjtin projektligj.
Kjo mbledhje pritet t’i hapë rrugë procedimit të mëtejmë parlamentar të projektligjit.
Seanca e jashtëzakonshme është kërkuar nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje.
DOKUMENTI:
