Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zjarr në Torinë të Lipjanit, dëme materiale

Gazeta10
04 October 2026 - 15:32

Një zjarr shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale në Torinë të Lipjanit.

Policia e Kosovës bëri të ditur se zjarri përfshiu një objekt, dy makina të korrjes, tri stalla dhe rreth 4 mijë duaj sanë, të destinuara për ushqim të bagëtive.

Njësitë policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme në vlerë të konsiderueshme.

“Për rastin është njoftuar prokurori, i cili ka bërë cilësimin e veprës penale. Rasti është duke u hetuar|, thuhte në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.