
Edhe sot, për të 19 ditë radhazi, mbahet protesta në sheshin e Prishtinës kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së.
Organizatori kryesor i këtyre protestave, Çlirim Haziri, vazhdon të i bëj thirrje Kuvendit dhe Qeverisë që të votojnë ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale.
“Nuk lodhemi. Nuk ndalemi. Kërkesa jonë është e qartë: VOTOJENI LIGJIN! Sonte, ora 19:00 – Sheshi “Skënderbeu”, për UÇK-në, Për drejtësi. Shihemi në shesh!”, shkroi ai në një postim në Facebook, transmeton KosovaPress.
Qytetarët vazhdojnë të kërkojnë nga institucionet e Kosovës që të veprojnë shpejt dhe të votojnë ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale, si dhe të mbrojnë vlerat e UÇK-së.