
Ka nisë seanca e Kuvendit të Kosovës, gati me një orë vonesë nga koha e paraparë për fillimin e saj.
Në këtë seancë pritet të shqyrtohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Arsyet për vonesën nuk janë bërë të ditura, ndërsa disa deputetë tashmë kanë hyrë në sallën e Kuvendit.