Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

I moshuari humb jetën duke u përpjekur t’i shuajë flakët në Mallakastër të Shqipërisë

Gazeta10
04 October 2026 - 14:38

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Greshicë të Mallakastrës, ku një i moshuar ka humbur jetën si pasojë e një zjarri.

Sipas të dhënave paraprake nga policia, rreth orës 12:00, shtetasi N. C., 76 vjeç, dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e tij me qëllim djegien e mbeturinave.

Mirëpo, flakët i kanë dalë nga kontrolli dhe, në përpjekje e sipër për t’i shuar ato, 76-vjeçari ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave si dhe dokumentimin e kësaj ngjarjeje tragjike.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.