
Raporti: Luljeta Beselica
Afër 60 milionë euro është buxheti i komunës së Prizrenit për vitin 2023.
Si në të gjitha komunat edhe në Prizren shuma më e madhe është në kategorinë e pagave dhe mëditjeve, për çka do të shpenzohen gjithsej 22 milionë euro.
Ndërsa, pjesa nëpër kategori të tjera do të shkojë për investime kapitale, mallra dhe shërbime, për çështje sociale, si dhe subvencione.
Drejtor i Financave, komuna e Prizrenit Sulltan Badalli ka shtuar se ndarja e buxhetit është gjithëpërfshirës.
Shoqëria civile që e përcjell punën e kuvendit komunal të Prizrenit thotë se për ndarjen e buxhetit janë respektuar të gjitha procedurat.
Por, sipas Eroll Shabit nga organizata “Ec ma ndryshe”, buxheti nuk ka qenë gjithëpërfshirës.
Edhe komuna e Mamushës për vitin 2023 ka kaluar në kuvendin komunal buxhetin prej më shumë se 2 milionë euro.
Mamusha është ndër komunat më të vogla në Kosovë, me rreth 6 mijë banorë, shumica prej tyre nga komuniteti turk, që përbëjnë 93.1 % të popullsisë.