
24 vjet nga rënia heroike e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit. Një ndër intervistat e dhëna për BBC të komandantit të UÇK-së, Fehmi Lladrovci, ka mbetur në kujtesën e shumë qytetarëve të vendit.
Lladrovci ishte pyetur nëse është i gatshëm të vdes për Kosovën, e kësaj pyetje i ishte përgjigjur si nje hero, e entuziazmi i reflektohej tek sytë, raporton Gazeta 10.
Me një buzëqeshje karakteristike, do t’i përgjigjej: “Gjithëqysh. Edhe me dëshirën më të madhe”.
Deklarimit të gazetarit të huaj se për serbët ju jeni terrorist, Fehmiu, do tia kthente:
“Mirë, le të argumentojnë serbët vetëm një akt të terrorizmit të ushtruar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Ndërsa ne mund t’i numërojmë mijëra raste të terrorit të bërë nga falangat serbe mbi popullatën e pambrojtur shqiptare. Le të tregojnë ata vetëm një njeri të pafajshëm , i cili është vrarë nga UÇK-ja, një njeri të paarmatosur, një fëmijë apo një grua, kudoqofshin ata në territorin e Kosovës. Armët nuk i kemi marrë në dorë për të luftuar kundër popullatës serbe që jeton në Kosovë. I morëm kundër regjimit serb dhe kundër forcave policore dhe ushtarake serbe që janë në Kosovë”./Gazeta10